RTSH Sport Live

Flamurtari – Korabi, në “Elbasan Arena”

  • 24/05/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari – Korabi, në “Elbasan Arena”
Finalja e Play-off të Kategorisë së Parë luhet të dielën në ora 17:00

Stadiumi “Elbasan Arena” do të mirëpres një tjetër finale në këtë fundsezoni të futbollit shqiptar. Pas Lushnja – Valbona të martën, tanimë radha e Elbasanit është të mirëpres finalen e Play-off të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për ndeshjen Flamurtari – Korabi, që do të zhvillohet të dielën në ora 17:00, ndërsa fituesja e këtij çifti do të luajë me vendin e tetë të Kategorisë Superiore.

Flamurtari vjen në këtë takim pas barazimit 1-1 me Apoloninë, kurse Korabi pasi bëri surprizën në Berat, teksa fitoi 1-0 me Tomorin. Ajo që duhet kujtuar është fakti se në këtë finale Play-off të Kategorisë së Parë në rast barazimi në kohën e rregullt do të ketë kohë shtesë, si dhe gjuajtje nga pika e bardhë e penalltisë po qe së do të nevojitet.

Gjatë sezonit është fiksuar barazimi 1-1 si në Vlorë, ashtu dhe në Peshkopi. Ndaj dhe pritet një ndeshje e ekuilibruar, ndërsa Korabi shansin e ngjitjes në Superiore e ka provuar dhe sezonin e kaluar.