RTSH Sport Live

Flamurtari merr Kupën e 20-të të Shqipërisë

  • 23/01/2023
  • |
  • Basketboll
Flamurtari merr Kupën e 20-të të Shqipërisë
Vlonjatet triumfojnë me një pikë diferencë në finalen ndaj Partizanit, 74-73

Flamurtari është për të 20-ën herë fitues i Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Fllakës, ndërsa vlonjatet e Elona Hasanajt kanë fituar të dielën me një pikë diferencë, 74-73.

Perioda e parë është për Partizanin, që ka triumfuar 13-26. Por reagojnë vlonjatët, të cilët kanë fituar në periodën e dytë 21-12 dhe në Partizani është vetëm me katër pikë diferencë avantazh, 34-38. Flamurtari e mban ritmin e lartë të lojës edhe pas pushimit, ndërsa fiton periodën e tretë 26-19 dhe thellon në 60-57. Përtej pjekjeve të Partizanit, që në periodën e katërt ka fituar 14-16, në fund, në shifrat 74-73, është Flamurtari që ngre trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Tanimë radha do të jetë për kampionatin dhe Ligën Unike “Shqipëri-Kosovë”, ndërsa Flamurtari ka pretendime serioze. Në fundjavë do të jetë Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj atje ku priten të tjera emocione.