RTSH Sport Live

Flamurtari mund Partizanin, gati për play off

  • 24/04/2022
  • |
  • Basketboll
Flamurtari mund Partizanin, gati për play off
Në raundin gjysmëfinal vlonjatet do të përballen me Studentin, të kuqet me Tiranën

Flamurtari dhe Partizani në basketboll për femra kanë luajtur një ndeshje pretendentësh në Vlorë, e cila është ndarë vetëm me dy pikë diferencë në fund. Të dyja skuadrat kanë dhuruar një ndeshje shumë të bukur në Pallatin e Sportit në Vlorë. Në fund ka triumfuar Flamurtari, 63-61. Ndeshja ka dhuruar dy tablo. Dy periodat e para kanë folur për skuadrën mike Partizani, që arrin të shkëputet deri në 15 pikë diferencë. Dhe e gjithë pjesa e parë përfundon 21-33 për skuadrën e kuqe.

Por në pjesën e dytë Flamurtari është krejtësisht ndryshe në lojë, ndërsa në periodën e tretë ka fituar 31-16. Madje perioda e katërt është e barabartë aq sa shënohen shifrat 61-61. Vetëm në fund Flamurtari ka shënuar koshin e fitores duke e mbyllur krejt takimin në shifrat 63-61. Tashmë Flamurtari në vendin e parë do të ndeshet në Play-off në raundin gjysëmfinal me Studentin, kurse Tirana me Partizanin. Dhe objektivi i vlonjateve mbetet titulli kampion, atje ku me shumë mundësi Flamurtari do të ketë përsëri përballë në finale Partizanin.