Flamurtari rikthehet pas një viti mungesë në Kategorinë e Parë. Ndeshja e fundit me Luftëtarin, luajtur të dielën në Vlorë, është fituar nga Flamurtari, 4-1. Vlonjatët e kanë nisur bindshëm ndeshjen, ndërsa në pjesën e parë kuqezinjtë ishin në avantazh të dy golave, 2-0, me autor Bicajn dhe Oliveiran. Gjirokastritët e kanë ngushtuar rezultatin dhe më pas Çelhaka e Diamanti vulosin fitoren e Flamurtarit, 4-1.
Vlonjatët janë 8 pikë larg vendit të dytë dhe matemakisht, teksa kanë mbetur dhe dy javë deri në përfundim të kampionatit të Kategorisë së Dytë, e kanë siguruar ngjitjen në të Parën.