RTSH Sport Live

Flick njofton lamtumirën: Do largohem nga Bayern

  • 17/04/2021
  • |
  • Gjermani
Flick njofton lamtumirën: Do largohem nga Bayern
Pas ndeshjes së fituar kundër Wolfsburg, trajneri bavarez njoftoi përfundimin e marrëdhënies së tij me klubin

Shumë e kishin njoftuar prej ditësh, mes grindjeve me drejtorin sportiv Salihamidzic dhe sirenat e federatës gjermane, tani statusi zyrtar ka mbërritur. Në fund të fitores me Wolfsburg, Hans-Dieter Flick i dha lamtumirën Bayern: "Unë tashmë u kam thënë djemve, do ta përfundoj kontratën time në fund të sezonit". Ai ishte shumë i paqartë, megjithatë, në pyetjen për një të ardhme në krye të Gjermanisë.

Duket e sigurt, megjithatë, një e ardhme si trajner i ekipit kombëtar gjerman pasi Loeë ka njoftuar se  do të largohet pas Euro 2020. Bayern duket se është i orientuar të përqendrohet te Nagelsmann, menaxheri aktual i Leipzig, i cili ka qenë prej kohësh në fokusin e Bavarisë.

Por ka sugjerim dhe për Allegrin, një nga trajnerët e paktë fitues dhe me përvojë ende pa kontratë. Edhe pse sipas raporteve nga gazeta e njohur gjermane Bild, ish-menaxheri i Juventusit sot nuk konsiderohet si një plan B nga drejtuesit e Bayern.

Në javën e 29-të të Bundesligës, Bayern përfitoi nga barazimi i Leipzig dhe u kthye në +7 duke fituar 3-2 me Wolfsburg: vendosin Musiala (dopietë) dhe Choupo-Moting. Në zonën Champions, nokaut i keq për Eintracht, i mundur 4-0 nga Borussia Mönchengladbach. Me të njëjtin rezultat, Freiburg fundosi Schalke, një hap larg rënies. Union Berlin mundi Stuttgartin 2-1, 0-0 midis Augsburg dhe Arminia Bielefeld.