RTSH Sport Live

Flick surprizon: Bëjmë shumë gabime, duhet të përmirësohemi

  • 27/11/2020
  • |
  • Gjermani
Flick surprizon: Bëjmë shumë gabime, duhet të përmirësohemi

Përkundër një marshimi praktikisht të pandalshëm, Hansi Flick nuk është i kënaqur me paraqitjet e fundit të Bayernit të tij, dhe kritikat në këtë rast janë të pashmangshme: “Kur kemi topin bëjmë shumë gabime. Duhet të luajmë më me durim dhe të bëjmë më shumë presion. Mbrojtja, ashtu dhe sulmi, është një përpjekje kolektive, si ekip, të gjithë duhet të marrin pjesë. Ne gjithashtu duhet të ulim ato që quhen "gabime falas". Është e qartë se vëmendja nuk mund të jetë gjithmonë 100%, me kaq shumë ndeshje. Ne duhet të sigurohemi se mund të menaxhojmë disa gjëra që nuk i bëjmë mirë dhe t'i analizojmë ato për të gjetur zgjidhje”.