RTSH Sport Live

Florent Shehu transferohet në Turqi

  • 16/09/2023
  • |
  • Futboll Bota
Florent Shehu transferohet në Turqi

Lojtari i Shqipërisë U-19, Florent Shehu është prezantuar zyrtarisht si një lojtar i Adana Demirspor. 21-vjeçari, i lindur në Pontarlier të Francës, ka qenë në fokusin e klubit turk prej disa kohësh ndërsa vetëm në orët e fundit është finalizuar gjithçka mes shoqërisë së Lucernit dhe Adana Demirspor.

Sulmuesi i talentuar ka gjetur në Turqi një tjetër lojtar me origjinë shqiptare siç është Arbër Zeneli. 21-vjeçari karrierën e ka nisur tek ekipet e moshave të Barcelonës dhe më pas kaloi tek grupmoshat e Valencias, Levantes, Bazelit dhe Lacios. Së fundmi ishte pjesë e Lucernit në elitën e futbollit zviceran dhe tani vendosi ta vazhdojë karrierën te Adana Demirspor në Turqi.