RTSH Sport Live

Florian Marku, një tjetër fitore: E dua një ndeshje në Tiranë

  • 21/11/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Florian Marku, një tjetër fitore: E dua një ndeshje në Tiranë
Boksieri shqiptar ka mundur francezin, Jorick Luisetto me vendim unanim të gjyqtarëve, 78-75

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur të marrë një tjetër fitore në Sse Arena Wembley, duke mposhtur francezin, Jorick Luisetto me një vendim unanim të gjyqtarëve, 78-75. Një duel me tetë raunde ku boksieri shqiptar ka treguar edhe njëherë potencialin e tij në peshën 67 kilogram.

Kërkues nga fillimi në fund, duke treguar dhe shenja superioriteti në momente të caktuara, si një përshëndetje për mbështetësit e shumtë të pranishëm, e në fund ka arritur të mbrojë atë që kishte fituar dy muaj më parë, titullin në kategorinë IBF International.

Pas sfidës, boksieri shqiptar është intervistuar nga Sky Sport, ku ndër të tjera ka theksuar: “Jam shumë i lumtur për fitoren, falenderoj të gjithë të pranishmit, të gjithë ata që më mbështetën. Ky është vetëm fillimi”.

“Jam gati të përballem me këdo në këtë peshë. Do doja shumë që të zhvilloja një ndeshje në Tiranë, para fansave të mi. Tani do të pushoj disa ditë, gruaja ime është shtatzënë dhe do të lindë së shpejti, më pas do I kthehem punës”, ka dkelaruar Marku për Sky Sport.