RTSH Sport Live

Formula 1, Alfa Romeo zbulon veturën e Bottas dhe Zhou

  • 07/02/2023
  • |
  • Formula 1
Formula 1, Alfa Romeo zbulon veturën e Bottas dhe Zhou

Alfa Romeo zbuloi mëngjesin e sotëm veturën me të cilën do të konkurojnë në Botërorin e Formula 1 pilotët Bottas dhe Zhou.

Vetura e cila do të njihet me emrin “C43” u prezantua sot online nga shtëpia automobilistike italiane. Përshtypjet e para të Bottas për veturën e re ishin mjaft interesante. Ai e konsideroi si “të egër” makinën në aspketin aerodinamik.

Magjinë e Formula 1 do të keni mundësi ta ndiqni vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar duke filluar me Çmimin e Madh të Bahreinit.

Datat e zbulimit të veturave të reja:

Haas “VF-23”: 31.01.2023

Red Bull “RB19”: 3.02.2023 

Williams: 6.02.2023

Alfa Romeo: Sot (7.02.2023)

AlphaTauri: 11.02.2023

Aston Martin: 13.02.2023

McLaren: 13.02.2023

Ferrari: 14.02.2023

Mercedes: 15.02.2023

Alpine: 16.02.2023