RTSH Sport Live

Formula 1, Alonso më i shpejti në Provat e treta të Lira

  • 04/03/2023
  • |
  • Formula 1
Formula 1, Alonso më i shpejti në Provat e treta të Lira

Piloti spanjoll është në formë dhe ka konfirmuar përmirësimin e veturës Aston Martin edhe në sesionin e tretë të Provave të Lira të zhvilluara pak minuta më parë në Bahrein.

41-vjeçari ishte më i shpejti duke fiksuar xhiron me kohën 1:32.340. Piloti nga Oviedo, i cili ishte dje edhe më I shpejti në sezionin e dytë të Provave të Lira, ka lënë pas vetes sot Verstappen dhe Perez.

Sot në orën 16:00 në rrejtin e RTSH-së do të keni mundësi që të ndiqni kualifikueset e para për sezonin e ri, sipas të cilave veturat do të renditen ditën e nesërme në garën e Sakhirit.