RTSH Sport Live

Formula 1, Çfarë duhet të dini mbi garën në Sakhir

  • 05/03/2023
  • |
  • Formula 1
Formula 1, Çfarë duhet të dini mbi garën në Sakhir

Më poshtë do të njiheni me disa kuriozitet dhe statistika në lidhje me garën në Sakhir, e cila do të transmetohet në RTSH duke nisur nga ora 16:00.

  • Skuadrat me më shumë suksese janë Ferrari me 7 fitore, e ndjekur nga Mercedes me 6. Në epokën e “Power Unit”, vetëm këto dy skuadra kanë fituar në Sakhir.
  • Në erën “Power Unit” vetëm dy Çmime të Mëdha janë fituar vetëm nga Ferrari dhe Mercedes. Bëhet fjalë për Bahreinin (6 Mercedes, 3 Ferrari) dhe Britania e Madhe (7 Mercedes, 2 Ferrari).
  • Verstappen dhe Leclerc do të nisin respektivisht nga vendi i parë dhe i treti. Në 4 precedentët e mëparshëm kur këto dy pilotë janë nisur në këto vende Verstappen ka fituar në tre raste dhe Leclerc një herë. Megjithatë, në gjashtë raste nga poleposition është nisur Leclerc dhe  Verstappen i treti. Prej këtyre garave Leclerc ka fituar dy dhe Verstappen katër.
  • Në 6 kampionatet e fundit fituesi i garës hapëse nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës (Vettel 2017 dhe 2018; Bottas 2019 dhe 2020; Hamilton 2021; Leclerc 2022). I fundit ishte Nico Rosberg në 2016.
  • Rekordi i podeve i përket Hamiltonit me 11, i ndjekur nga Raikkonen me 8. Nga 8 podiumet e Kimit, asnjë nuk është shkalla më e lartë, fitorja: një rekord për Formula 1 që ndan me Alonson (në Çmimin e Madh të Brazilit).
  • Mercedes ka fituar Çmimin e MAdh të parë të sezonit 6 nga 9 herë në epokën e “Poëer Unit”, duke dështuar vetëm në 2017, 2018 dhe vitin e kaluar. Në të tre rastet fitorja i ka shkuar Ferrari-t.
  • Ky do të jetë Çmimi i Madh i 19-të i Bahreinit. Edicioni i parë u zhvillua në 2004 dhe u fitua nga Michael Schumacher me një Ferrari. Në vitin 2011 gara nuk u mbajt për shkak të trazirave dhe protestave kundër qeverisë.