Cirkuiti më i shpejtë qytetas në historinë e Formula 1, ai në Jeddah do të presë edicionin e tretë të GP të Arabisë Saudite gjatë fundjavës 17-19 mars. I vendosur rreth 12 km në veri të qendrës së qytetit, Circuit shkon përgjatë Detit të Kuq dhe rrethon një lagunë. Ka një formë krejtësisht të pazakontë që i ngjan një kapëse flokësh. Pista është 6174 km, e dyta më e gjata në Botëror.
Ajo përmban 27 kthesa dhe pilotët do të kryejnë 50 xhiro për të përfunduar garën të dielën. Me një mesatare prej 250 km/h të regjistruar vitin e kaluar, cirkuiti i Jeddah është një nga më të shpejtët në kampionat dhe më i shpejti i pistave qytetase. Gara e parë në Jedahh, në 2021 u fitua nga Lewis Hamilton, ndërsa në 2022 fituan Max Vertsappen dhe Valtteri Bottas.
Në Jeddah, ku pjesët e drejta të pistës alternohen me kthesat e shpejta, fuqia e motorit do të bëjë diferencën mbi gjithçka tjetër. Provat zyrtare të shtunën dhe Gara të dielën do të zhvillohen natën me drita dhe do të nisin në orën 18.00. B.K.