RTSH Sport Live

Formula 1, Ferrari bën testet e para për 2023 në Fiorano

  • 24/01/2023
  • |
  • Formula 1
Formula 1, Ferrari bën testet e para për 2023 në Fiorano

Ferrari bëri sot xhirot e para për 2023 me veturën SF-21. Në pistën e Fioranos nisi testet tre ditore piloti Shwartzman, i cili nga dita e nesërme i hap vendin kolegëve titullarë Leclerc dhe Sainz.

Në provat e sotme u vu re mungesa e Giovinazzi-t, i cili ndodhet në SHBA me makinën 499P. Vetura e re e Ferrari-t do të prezantohet më 14 shkurt. Botërori i 2023 i Formula 1 do të transmetohet direkt në Radio Televizionin Shqiptar duke nisur nga 5 marsi me Çmimin e Madh të Sakhir-it.