RTSH Sport Live

Formula 1, garë edhe në Kolumbi

  • 03/11/2022
  • |
  • Formula 1
Formula 1, garë edhe në Kolumbi
Do të quhet Çmimi i Madh i Karaibeve

FIA ka vendosur të shtojë numrin e shteteve, në hartën e atyre që do të presin një Çmim të Madh të Formula 1. E projekti për të sjellë në Barranquilla, në Kolumbi, një Çmim të Madh të F1 po merr formë gjithnjë e më shumë. Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku Jaime Pumarejo gjatë vizitës së presidentit të F1, Stefano Domenicali, në qytetin kolumbian, për të përditshmen lokale 'El periodico deportivo'.

Domenicali ka vizituar sëbashku me kryebashkiakun Pumarejo, cirkuitin specifik në Barranquilla, të quajtur Gran Malecón del Río. Përfaqësuesi i qytetit ka shprehur entuziazmin: "Fakti që po përpiqen, po shpenzojnë para dhe kohë për të ardhur e për të na vizituar na motivon që të vazhdojmë të ëndërrojmë dhe të punojmë për këtë projekt”.

Domenicali, raporton shtypi kolumbian, mbërriti në vend me menaxherin e garës së zhvilluar në Meksikë fundjavën e kaluar, Luis García Abad dhe promovues të tjerë. Gara në Kolumbi do të quhet "GP i Karaibeve" dhe mund të marrë formë në 2024 ose 2025.