Montecarlo kërkon që Çmimi i Madh i saj të bëhet me prezencën e publikut në tribuna. Ndërsa Montreal, nga ana tjetër, frikësohet për fatin e garës së vet. Për momentin perspektiva aspak të qarta, për garën e pestë dhe të shtatë të kalendarit ambicioz të Formula 1, me 23 Çmime të Mëdha.
Nga të cilat, pas të parit në Bahrein në 28 mars, po bëhet gati të zhvillohet gara e dytë në 18 prill në Imola. Nëse Montecarlo është duke u bërë gati për garën e vet, e programuar në fundjavën e 23-25 prillit, nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik, bashkia e Montrealit është e frikësuar për garën e vet të 13 qershorit.
Në Principatë plani është për të hapur dyert 40-50% për publikun, duke krijuar distancën e duhur midis spektatorëve. Një plan ambicioz në fakt, por që gjithsesi, që të realizohet do të kërkojë edhe mundësinë që do t’u japës evolucioni i koronavirusit. Edicioni i 78-të i garës më spektakolare të Botërorit të Formula 1, është programuar për t’u zhvilluar të dielën e 23 majit.
Një situatë krejt tjetër është në Quebec. Bashkia e Montrealit është optimiste për zhvillimin e garës, por situata e pandemisë krijon një paqartësi për Çmimin e Madh të Kanadasë, i programuar për në 13 qershor. Duhen edhe 2 muaj në fakt, e vendi amerikanoverior, ka kërkuar edhe 14 ditë të tjera karantinë, kur duhen edhe dy muaj deri te gara.
Sipas kontratës, organizatorët e Botërorit të Formula 1, duan qartësi nga qeveria vendore kanadeze, nëse gara do të bëhet apo jo, përndryshe duhet të paguajë një gjobë deri në 6 milion dollarë. Ndaj rreziku i anulimit të garës për të dytin vit radhazi ekziston ende. Në vend të garës së Kanadasë mund të bëhet ajo e Turqisë.