RTSH Sport Live

Formula 1: prova para-sezonale, nga Spanja në Bahrein

  • 12/01/2021
  • |
  • Formula 1
Formula 1: prova para-sezonale, nga Spanja në Bahrein
Të gjithë kanë rënë dakord,  për të zhvendosur testet, të planifikuara nga 2 në 4 mars në Barcelonë, në cirkuitin e Sakhir nga 12 në 14 mars

Formula 1, FIA dhe ekipet kanë rënë dakord, në parim, për të transferuar testet para-sezonale në Bahrein, nga 12 në 14 mars, duke anulluar kështu planin e mëparshëm që i parashikonte këto prova në Barcelonë nga 2 në 4 mars.

Ndryshimi i kalendarit, i cili do të shohë sezonin të fillojë më 28 mars në Bahrein, në vend të Australisë, ka bindur të gjithë protagonistët e Formula 1 për të ndryshuar vendndodhjen për provën e vetme të planifikuar para fillimit të Kupës së Botës 2021.

Kursimet në kosto, por dhe  në kohë pasi gara e parë e sezonit do të zhvillohet në të njëjtin vend dy javë më vonë.

Ky ndryshim i datës do të çojë në ndryshime në ndërtimin e makinave të reja: fillimisht ekipet duhej të sillnin makinat e tyre në Spanjë në 28 shkurt dhe tani ata do të duhet të jenë gati në Bahrein midis 4 dhe 5 marsit.