RTSH Sport Live

Formula 1 “ul siparin” në Abu Dabi. Sot gara në RTSH

  • 13/12/2020
  • |
  • Evente Sportive
Formula 1 “ul siparin” në Abu Dabi. Sot gara në RTSH
Max Verstapen niset për herë të parë në këtë sezon përpara makinave Mercedez, duke shpresuar edhe triumfin në garën e fundit për 2020

Formula 1 mbyll sot sezonin 2020 në Abu Dabi. Duke filluar nga ora 13.45 gjithçka do të transmetohet në RTSH 1 HD, duke i paraprirë garës me një emision të detajuar për pistën, pilotët dhe eksperiencat e tyre. Semaforët do të fiken në orën 14.10, ku për herë të parë në këtë sezon Verstapen do të niset i pari. Ky është “pol”-i i tretë në karrierë për pilotin e Red Bull, por pritet të jetë një shans i artë, duke qënë se Hamilton nuk duket të jetë 100%, aq më shumë që ka vetëm pak ditë që është rikthyer pasi ishte prekur nga Covid 19. Kjo është hera e parë që prej vitit 2013 në këtë pistë që makina që niset e para nuk është Mercedez.  

Ai që do të përpiqet t’i prishë festën pilotit holandez të Red Bull-it është Valteri Bottas, sepse niset i dyti, ndërkohë që pritet me interes edhe starti i Hamilton nga vija e dytë sepse kampioni i Botës është pozicionuar i 3-ti.

Formula 1 mbyll sot një prej sezoneve më të vështira, duke qënë nga Kampionatet e vetme botërore që nisi dhe përfundoi në një kohë pandemie.