RTSH Sport Live

Franca, Deschamps: Mbappe zgjidh shumë problem

  • 04/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Franca, Deschamps: Mbappe zgjidh shumë problem
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar për Tf1 fitoren ndaj Polonisë

"Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar mirë për të na kundërshtuar, por ne ende kishim aftësinë për të dalë prej saj. Pastaj është Kylian, me aftësinë që ka për të zgjidhur shumë probleme, dhe aq më mirë për ne". Kështu trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar për Tf1 fitoren ndaj Polonisë në fazën e 16-shes të Kupës së Botës në Katar.

Trajneri shpjegoi se në interval, për të kapërcyer rezistencën e polakëve, bëri disa ndryshime të vogla taktike të cilat “na lejuan të krijonim më shumë” dhe në fakt sulmuesi i PSG-së shënoi dy herë. "Rezultati i sonte materializon të gjithë punën që kemi bërë dhe unitetin e madh të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët”, shtoi Deschamps. “Tani do të kemi pak kohë në dorë dhe do të mund të shijojmë pak me të dashurit dhe familjet tona, siç ishte planifikuar”, përfundoi ai.