RTSH Sport Live

Franca, Portugalia, Gjermania dhe Spanja, të gjithë në fushë

  • 19/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Franca, Portugalia, Gjermania dhe Spanja, të gjithë në fushë
Janë të gjitha peshat e rënda në fushë e lojës, për një të shtunë të futbollit të shkëlqyer të Euro 2020.

Franca dhe Portugalia do të përpiqen të bëjnë hapin final drejt fazës tjetër të Euro 2020. Ndërkohë që dita e shtunë, padyshim që pritet të jetë më emocionuesja, pasi në fushën e lojës do të zbresin peshat e rënda. Fillon me Francën kundër Hungarisë dhe përfundon me ndeshjen midis Spanjës dhe Polonisë, porn ë mes do të jetë ndeshja e madhe, ajo mes Portugalisë dhe Gjermanisë.

Ora 15:00  Hungari-Francë (Grupi F, Budapest)

Pasi pësoi tre gola në fund të ndeshjes kundër Portugalisë, Hungaria po përgatitet të luajë kundër Francës një tjetër sfidë pothuajse “të humbur” duke pasur parasysh performancën e francezëve kundër Gjermanisë në fitoren e arritur në Mynih. Bleus, të cilët tani janë vetëm një fitore nga raundi tjetër, duken aq të fortë në mbrojtje sa janë të papërmbajtshëm përpara, por Hungaria pjesërisht mund të mbështetet në histori, pasi ka eliminuar Francën në çerekfinale si në EURO 1964 dhe 1972.

Për Antoine Griezmann, ndeshja kundër Hungarisë do të jetë një mundësi për të takuar një mik të vjetër: Loïc Négo. Futbollisti hungarez në fakt kishte veshur fanellën e Francës në ekipet e të rinjve dhe ishte shok i dhomës me futbollistin e Barcelonës kur francezët fituan EURO U19 të vitit 2010. "Do të jetë e veçantë ta shohësh atë”, pranoi Négo, me Griezmann gati për të luajtur të 50-tën lojë radhazi me Francën.

Të dy ekipet janë takuar tetë herë në Budapest, hera e fundit që Franca fitoi 3-1 në një ndeshje miqësore të luajtur në mars 1990. Kjo ishte fitorja e vetme në kryeqytetin hungarez ku francezët kanë pësuar gjashtë humbje, përfshirë një 13-1 në qershor 1927 - Fitorja më e madhe ndonjëherë e Hungarisë.

18:00  Portugali-Gjermani (Grupi F, Mynih)

Gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes kundër Hungarisë në Budapest, Portugalia dukej e mbërthyer në një barazim në ndeshjen e tyre të hapjes si kampione në fuqi. Në vend të kësaj, në vetëm disa minuta portugezët thyen bllokimin dhe fituan 3-0, me Cristiano Ronaldo që u bë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në finalet e EURO, madje duke u afruar me rekordi botëror të Ali Daei në ekipin kombëtar. Me një fitore tjetër Portugalia do të kualifikohej më me qetësi se sa pesë vjet më parë kur më në fund fituan trofeun.

Nga ana tjetër, me humbjen kundër Francës, Gjermania duhet të reagojë për të shmangur një tjetër dalje të parakohshme në fazën e grupeve pas Kupës së Botës FIFA 2018. "Ne e dimë se mund ta kthejmë çështjen e kualifikimit", tha Joachim Löë. Lajmi pozitiv për ekipin kombëtar të Mannschaft? Fakti që Ronaldo nuk ka shënuar kurrë ndaj gjermanëe në katër ndeshje. Lajmi i keq? I ka shënuar nëntë herë  Manuel Neuer në nivel klubesh.

Gjermania ka fituar katër ndeshjet e fundit kundër Portugalisë, e fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2014, me një rekord prej 18 ndeshjeve, dhjetë fitore, pesë barazime dhe tre humbje.

21:00 Spanjë-Poloni (Grupi E, Sevilla)

Të dyja skuadrat shpresojnë për diçka më të mirë pas ndeshjeve në “Matchday 1”, me Spanjën që barazoi me Suedinë dhe Polonia e mundur nga Sllovakia. Mbrojtësi Jan Bednarek u ka premtuar tifozëve polakë se kjo do të jetë një ndeshje ndryshe pasi Robert Lewandowski do të përpiqet të shënojë golin e tij të parë në EURO 2020. Nga ana tjetër, trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka premtuar që Spanja do të luajë siç dinë ata. "Ne përpiqemi të luajmë në të njëjtën mënyrë në çdo ndeshje”, tha trajneri i La Roja, i cili ka përsëri Sergio Busquets në dispozicion.

Álvaro Morata bëri shumë gabime kundër Suedisë, por Pablo Sarabia e mbrojti atë me shpatë: "Ne të gjithë jemi përgjegjës për sulmin dhe mbrojtjen. Ai bëri disa ndërhyrje të shkëlqyera në mbrojtje, numrat e tijj e vërtetojnë këtë".