RTSH Sport Live

Franca rikuperon Benzema dhe Rabiot

  • 10/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Franca rikuperon Benzema dhe Rabiot
Sulmuesi i Real Madrid do të jetë i gatshëm kundër Gjermanisë

Karim Benzema nuk rrezikon ndeshjen e parë të Euro 2020 kundër Gjermanisë. I dëmtuar në miqësore, sulmuesi i Real Madrid që u rikthye pas 6 viteve me fanellën e Kombëtares, iu tremb fillimisht një dëmtimi të rëndë që mund të kushtëzonte praninë e tij në europian por analizat e detajuara nuk japin sinjale për alarm në kampin e “gjelave”.

Lajmin e bën të ditur federate franceze e futbollit, sipas së cilës, sulmuesi nuk ka marrë pjesë në seancat e fundit stërvitore por do të rikthehet me grupin këtë fundjavë për të qenë në dispozicion të Didier Deschamps. Benzema mori një goditje të fortë në gju në miqësoren kundër Bullgarisë dhe fillimisht u mendua që bomberi do ta humbiste ndeshjen hapëse të Francës të martën në Mynih kundër Gjermanisë.

Një tjetër lajm pozitiv në kampin e kampionëve të botës është rikuperimi i mefsfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, i cili është rikthyer në stërvitje duke plotësuar listën e Bluve që synojnë të rikthehen në majën e Europës. Franca bën pjesë në Grupin F që konsiderohet edhe si Grupi Ii Hekurt, bashkë me Portugalinë dhe Hungarinë.