Vështirësitë e Francës vazhdojnë në këtë Ligë të Kombeve, e mbyllur në vendin e tretë në grup me pesë pikë në gjashtë ndeshje dhe vetëm një fitore. Francezët u mposhtën nga Danimarka dhe, për pak minuta, i frikësoheshin edhe rënies, me Austrinë në një moment të mirë kundër Kroacisë. Pas një fillimi inkurajues, Mbappé dhe shokët e tij I nënshtrohen një Danimarke të shkëlqyer, e cila ëndërron Final Four. Eriksen tërheq ekipin e tij dhe luan një ndeshje të mrekullueshme. Njëe fitore e danezëve me golat e Dolberg 34’ dhe Olsen 39’.
Danimarka fiton 2-0, e cila pas disa minutash shprese sheh Final Four të zbehet. Kroacia, në fakt, mundi Austrinë 3-1 me një finale të shkëlqyer ndeshjeje. Ballkanasit kaluan në avantazh në të 6-ën me Modric, pas një asistimi të Vlasicit, por arrihen menjëherë: një krosim i Sabitzer dhe me kokë Baumgartner për 1-1 në të 9-ën.
Fundi i ndeshjes është i gjithi kroat, pasi Rangnick trondit Austrinë me zëvendësimet: Livaja, i sapo hyrë, shënon 2-1 në minutën e 69-të në një asistim të Perisic dhe dy minuta më vonë vjen goli I tretë me firmën e Lovren. 3-1 i Kroacisë dërgon Modric dhe shokët e tij në Final Four, fitues i grupit 1 me 13 pikë, një më shumë se Danimarka. Austria bie.
Hollanda, e cila kishte një këmbë e gjysmë në Final Four, ia del dhe fiton edhe ndeshjen e fundit, në derbin ndaj Belgjikës, 1-0. van Gaal ndryshon shumë dhe futi në fushë një skuadër për luftë, duke qenë se i mjaftonte një barazim apo një humbje me më pak se tre gola për të siguruar vendin e parë. Në minutën e 73-të van Dijk nënshkroi avantazhin, më pas Klaassen dhe Bergëijn u përplasën me Courtois në gjueti për të dyfishuar. Rast belg në finale, por Lukebakio godet traversën.
Hollanda fiton dhe arrin në Final Four si dominues i grupit, me 16 pikë dhe pesë fitore, ndërsa Uellsi bie. Bale dhe shokët e tij janë mposhtur në shtëpi nga Polonia, në një lojë me tension të lartë. Pjesa e parë e mysafirëve është e shkëlqyer, me një Zalewski të frymëzuar, por shansi më i mirë është për uellsianët: Szczesny shpëton nga Daniel James.
Në pjesën e dytë Lewandowski ndizet: një top ndriçues për Swiderski dhe një avantazh polak në minutën e 57-të. Fundi ka të bëjë vetëm me vendasit: Szczesny shpëton nga Brennan Johnson, Bale godet traversën. Por nuk ka asgjë për të bërë: Uellsi humbet 1-0 dhe bie në Ligën B.