RTSH Sport Live

Franca, shou i Gignac: fitojnë dhe Spanja e Argjentina

  • 25/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Franca, shou i Gignac: fitojnë dhe Spanja e Argjentina
Vendimtar Oyarzabal, Furitë e Kuqe luajnë kualifikimin me Albiceleste, Brazil-Bregu i Fildishtë përfundon në barazim

Pas ditës së parë të ndeshjeve të Olimpiadës, Tokyo 2020, në të cilën Franca, Argjentina dhe Gjermania nuk kishin arritur të fitonin, ditën e dytë Albiceleste gjetën suksesin e tyre të parë duke mundur Egjiptin falë një goli nga Medina. Tri pikët e para gjithashtu për Hondurasin e vogël, që mundi Zelandën e Re 3-2 me përmbysje. Fitore në frymën e fundit edhe për Francën, e cila mundi Afrikën e Jugut 4-3 falë golit vendimtar në shtesë nga Savenier dhe tripletës së së Gignac.

Në grupin A, ndeshja mes Brazilit dhe Bregut të Fildishtë përfundoi në barazim 0-0, ndërsa Spanja shënoi një fitore thelbësore kundër Australisë falë një goli të Oyarzabal. Me këtë sukses, Furitë e Kuq fluturojnë në krye të grupit C me 4 pikë dhe të mërkurën ata do të luajnë kualifikimin kundër Argjentinës. Australianët, nga ana tjetër, do të përballen me Egjiptin, i fundit në këtë moment.

Në Grupin B, Koreja e Jugut shkatërron Rumaninë 4-0: Marin hap sfidën me një autogol, pastaj koreanët thelluan falë një goli nga Lee Dong-Gyeong dhe një dopiete nga Lee Kang-In. Në grupin A edhe vendasit fitojnë, duke mposhtur Meksikën 2-1: Kubo dhe Doan i përgjigjen Alvarados.

Në Grupin D një sukses i dhimbshëm, por shumë i rëndësishëm për Gjermaninë, e cila mundi Arabinë Saudite 3-2. Gjermanët, dy herë në avantazh me Amiri dhe Ache dhe të barazuar nga një dopietë e Al Najel. Gjermanët fituan tri pikët falë golit të Uduokhai.