RTSH Sport Live

Françesko Banjaja do të niset i pari në SHBA

  • 02/10/2021
  • |
  • Moto GP
Françesko Banjaja do të niset i pari në SHBA
Piloti i Ducati do të niset i pari në SHBA, në radhën e parë edhe francezi Markez

Francesco Bagnaia fiton provat zyrtare në Çmimin e Madh të Amerikës, raundi i pesëmbëdhjetë i sezonit në MotoGP. Piloti i Ducati, i dyti në renditje dhe i vetmi që ende lufton për titull përveç liderit Quartararo, do të fillojë para të gjithëve në garën e së dielës në cirkuitin e Austin. Në rreshtin e parë me të do të jetë francezi i Yamaha, Marc Marquez. Jorge Martin hap rreshtin e dytë, i ndjekur nga Takaaki Nakagami dhe Johann Zarco. Jack Miller, përpara të gjithëve në dy seancat e fundit të provave të lira, do të fillojë vetëm nga pozicioni i dhjetë. Rreshti i shtatë dhe i fundit për Valentino Rossi, vendi i njëzet, mbrapa ka vetëm Danilo Petrucci.

NISJA

Radha e parë

  1. Francesco Bagnaia (Ducati)
  2. Fabio Quartararo (Yamaha)
  3. Marc Marquez (Honda)

Radha e dytë

  1. Jorge Martin (Ducati)
  2. Takaaki Nakagami (Honda)
  3. Johann Zarco (Ducati)

Radha e tretë

  1. Alex Rins (Suzuki)
  2. Joan Mir (Suzuki)
  3. Luca Marini (Ducati)

Radha e katërt

  1. Jack Miller (Ducati)
  2. Brad Binder (KTM)
  3. Pol Espargaro (Honda)

Radha e pestë

  1. Franco Morbidelli (Yamaha)
  2. Andrea Dovizioso (Yamaha)
  3. Alex Marquez (Honda)

Radha e gjashtë

  1. Enea Bastianini (Ducati)
  2. Iker Leucona (KTM)
  3. Miguel Oliveira (KTM)

Radha e shtatë

  1. Aleix Espargaro (Aprilia)
  2. Valentino Rossi (Yamaha)
  3. Danilo Petrucci (KTM)