RTSH Sport Live

Françesko Banjaja në San Marino, suksesi i dytë radhazi

  • 19/09/2021
  • |
  • Moto GP
Françesko Banjaja në San Marino, suksesi i dytë radhazi
Garë gjithmonë e udhëhequr nga piloti i Ducati-t, i cili triumfon edhe në San Marino, pas suksesit të Aragon

Francesco Bagnaia vazhdon të mahnisë me paraqitjen e tij, duke koleksionuar fitoren e dytë radhazi, këtë herë në Çmimin e Madh të San Marinos. Pas fitores së tij të parë në MotoGP në Aragon, arriti të shkëlqejë edhe në Misano duke iu rezistuar sulmeve të kryesuesit, Fabio Quartararo. Italiani i Ducati  shkurton hendekun në renditjen e pilotëve nga 'Diablo' i Yamaha në 48 pikë. Në vendin e tretë është një tjetër Ducati, ai i një super Enea Bastianini në podiumin e tij të parë në klasën e lartë, përpara Marc Marquez (Honda). Larg Valentino Rossi, i 17 -ti, por i përshëndetur nga ulërima e auditorit 'të tij'.

Top 10 në San Marino

1. Francesco Bagnaia (Ducati) 
2. Fabio Quartararo (Yamaha) 
3. Enea Bastianini (Avintia)
4. Marc Marquez (Honda)
5. Jack Miller (Ducati)
6. Joan Mir (Suzuki)
7. Pol Espargaro (Honda)
8. Aleix Espargaro (Aprilia)
9. Brad Binder (Ktm) 
10. Takaaki Nakagami (Honda)

Klasifikimi i përgjithshëm i pilotëve

  1. Quartararo 234
  2. Bagnaia 186
  3. Mir 168
  4. Zarco 141
  5. Miller 139
  6. Binder 124
  7. A. Espargaro 104
  8. Vinales 98
  9. M. Marquez 92
  10. Oliveira 87
  11. Martin 71
  12. Nakagami 70
  13. Rins 68
  14. P. Espargaro 64
  15. Bastianini 61
  16. A. Marquez 50
  17. Morbidelli 40
  18. Lecuona 38
  19. Petrucci 37
  20. Rossi 28
  21. Marini 28
  22. Bradl 13
  23. Pirro 8
  24. Pedrosa 6
  25. Savadori 4
  26. Rabat 1
  27. Gerloff 0
  28. Crutchlow 0
  29. Dixon 0