RTSH Sport Live

Frankfurt dhe Lyon godasin në transfertë

  • 10/03/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Frankfurt dhe Lyon godasin në transfertë
Në ndeshjet e para Eintracht mposhti Betis 2-1, francezët fituan 1-0 në Porto

Fitoret jashtë fushe për Eintracht Frankfurt dhe Lyon në ndeshjet e para të fazës së 16-shes të Europa League.

Hapi i gabuar në shtëpi i Betis Sevilla që bie kundër Eintracht dhe të enjten e ardhshme, në Frankfurt, do të duhet të kërkojë një rikthim. Gjermanët e nisën fuqishëm me avantazhin e Kostic në minutën e 14-të, por andaluzianët reaguan menjëherë dhe në gjysmë ore Fekir barazoi rezultatin. Një barazpeshë që megjithatë nuk zgjat shumë, sepse në minutën e 32-të në kundërsulmin e parë Eintracht kaloi sërish në epërsi me Kamada. Miqtë më të përqendruar dhe në fillim të pjesës së dytë Borre e ka topin e tripletës në këmbë, por Claudio Bravo pret penalltinë dhe më pas rezultati mbetet i pandryshuar. Betis hidhet përpara, Frankfurt prek disa herë golin e tretë dhe në minutat e fundit sulmi i të besuarve të Pellegrinit është i kotë.

Goditje në transfertë edhe nga Lioni që pushtoi Oporton dhe futi njërën këmbë në çerekfinale. Pjesa e parë e ekuilibruar me ritme shumë të ulëta, më pas duhet një blic në pjesën e dytë për të thyer ngërçin: ai mbërrin në minutën e 59-të me ish-lojtarin e Milan, Paqueta që bën një goditje të saktë. Porto ngrihet menjëherë dhe duket se ka shansin e madh në minutën e 65-të kur Paquetà prek topin me krahun e tij në zonën dhe arbitri tregon pikën e bardhë, por më pas VAR shikon një pozicion jashtë loje të mëparshëm dhe arbitri kthen gjithcka. Portugezët shënojnë në fund  me Mbemba, por që anullohet për një pozicion jashtë loje.