RTSH Sport Live

Frappart për Kosta Rika-Gjermani, gruaja e parë që arbitron në Botëror

  • 29/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Frappart për Kosta Rika-Gjermani, gruaja e parë që arbitron në Botëror
Deri më tani të tre gjyqtaret femra kishin luajtur rolin e gjyqtarit të katërt

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje. Francezia Stephanie Frappart  është caktuar për ndeshjen Kosta Rika-Gjermani, ndeshje e grupit E, e cila do të luhet të enjten. Frappart është një nga tre gjyqtaret femra në grupin prej 36 gjyqtarësh të kompeticionit dhe deri më tani asnjëra nuk ishte zgjedhur ende të arbitronte. Të trija kishin luajtur më parë rolin e gjyqtarit të katërt.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, në Katar janë tre gjyqtare femra: përveç Stephanie Frappart (Francë) janë dhe  Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni). I njëjti numër linjash: Neuza Back (Brazil), Karen Díaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA).