RTSH Sport Live

Freiburg i dorëzohet Leipzigut, vetëm barazim për Unionin:, buzëqesh Bayern

  • 09/11/2022
  • |
  • Gjermani
Freiburg i dorëzohet Leipzigut, vetëm barazim për Unionin:, buzëqesh Bayern
Në javën e katërmbëdhjetë, skuadra e Streich nuk gjen sukses, Bayern tani është katër pikë larg. Diaby dhe Amiri i japin tri pikët Xabi Alonsos

Në Red Bull Arena, në ndeshjen e rangut të lartë, Leipzig mposht Freiburgun me rezultatin 3-1. Skuadra e Streich shembet dhe humbet shansin për të qëndruar i lidhur me Bayern. Ndeshja zhbllokohet vetëm në pjesën e dytë: brenda dy minutave vendësit gjejnë avantazhin e dyfishtë me Simakan (55') dhe Nkunku (56'). Dhjetë minuta më vonë  shkurtohet diferenca për skuadrën e Freiburg, Kubler në minutën e 66-të. Leipzigu nuk dorëzohet dhe fiton një penallti: Forsberg i futur nga pankina nuk gabon nga njëmbëdhjetë metra dhe firmos golin e tretë për mikpritësit. Freiburg i bashkohet Union Berlin me 27 pikë.

Union Berlin u bllokua duke barazuar 2-2 në shtëpi me Augsburg. Becker hapi rezultatin në minutën e 7-të për berlinezët, por festa nuk zgjati sepse Niederlechner barazoi në minutën e 8-të. Kevin Behrens nxjerr përpara Unionin në minutën e 22-të. Mirëpo mysafirët nuk dorëzohen dhe në minutën e 39-të Florian Niederlechner firmos dopietën e tij personal. Në pjesën e dytë situata nuk ndryshon, edhe nëse ka shumë mundësi për të dyja skuadrat. Përfundon 2-2.