RTSH Sport Live

FSHF, në Gjykatë për të zhbllokuar llogaritë

  • 25/11/2021
  • |
  • Futboll Vendi
FSHF, në Gjykatë për të zhbllokuar llogaritë
Institucioni i futbollit kërkon shfuqizimin e vendimit të përmbaruesit privat

Federata Shqiptare e Futbollit vihet në qëndër të një tymnaje edhe pse shumë detaje të çështjes nuk janë ende të qarta. Institucioni kryesor i futbollit shqiptar përgënjeshtroi publikisht një lajm mediatik sipas të cilit, janë bllokuar llogaritë bankare zyrtare për shkak të disa lëvizjeve të dyshimta financiare por zyrtyarisht në Gjykatën e Tiranës ka ngritur një padi pikërisht për t’ui bërë funksionale këto llogari. Këtë e vërteton çështja civile e hapur në gjykatën e Tiranës me numër 17010 në datën 15 Nëntor të këtij viti dhe sipas të dhënave, paditësi që në këtë rast është Federata, kërkon zhbllokimin e llogarive bankare nga ana e përmbaruesit gjyqësor privat, Ëngjëll Muskaj.

Në të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Gjykates së Tiranës, bëhet me dije se séance e drejtuar nga gjykatësja Manjola Xhaxho do të zhvillohet në datën 6 dhjetor. Objekti i kësaj padie thekson se kërkon “Kundërshtimin dhe anulimin e veprimit përmbarimor “Urdhër për vënien e sekuestros për llogarinë e të tretit” me nr. 168/19 prot., datë 10.11.2021 për përmbaruesit privat” dhe “Pezullimin e ekzekutimit të veprimeve përmbarimore kundrejt paditësit Federata Shqiptare e Futbollit”.

Zyrtarisht FSHF nuk e ka pranuar një gjë të tillë, madje nuk kakonfirmuar asnjë detaj në lidhje me veprimin e përmbaruesit, por është cështja që lidhet me bllokimin e të gjitha llogarive të Tiranës që e ka cuar situatën në këtë pikë. Pas ndeshjeve europiane të dy sezoneve më parë, klubi bardheblu e ka pasur të vështirë të bëjë funksionale llogaritë bankare për shkak të vendimeve gjyqësore të pashlyera dhe transferimi i parave në llogari të bardhebluve mund të jetë bërë në rrugë te tjera. Gjithsesi, ky nuk është version zyrtar pasi FSHF por edhe përmbarues nuk janë shprehur rreth këtyre dyshimeve.