RTSH Sport Live

Futboll Femra/SHBA e nis me humbje Olimpiadën

  • 21/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Futboll Femra/SHBA e nis me humbje Olimpiadën
U mundën 3-0 nga Suedia në ndeshjen e tyre të parë të turneut të futbollit për femra në Olimpiadën e Tokios

Fituesit e katër medaljeve olimpike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pësuan humbjen e parë në 45 ndeshje ndeshje radhazi të zhvilluara deri tani. Ato u mundën 3-0 nga Suedia në ndeshjen e tyre të parë të turneut të futbollit për femra në Olimpiadën e Tokios. Blekstnius shënoi dy herë dhe Lina Hurtig shtoi golin e tretë për t’i dhënë suedezeve fitoren e parë në Grupin G, në stadiumin e Tokios pa tifozë për shkak të kufizimeve të Covid-19.

SHBA, do të luajnë tashmë me Zelandën e Re dhe Australinë në dy ndeshjet e tyre të ardhshme në grup. Ato nuk kishin humbur që në 2019, kur u mundën nga Franca 3-1 në një miqësore. Ishte po Suedia që shkatërroi shpresat e kombëares amerikane me humbjen e shkaktuar në çerekfinale në Olimpiadën e Rios, pesë vjet më parë.

Kapitenia amerikane Sauerbrunn e quajti humbjen në Brazil "një nga rezultatet më të këqija" që ekipi kombëtar ka pasur në një turne ndërkombëtar. Në ndeshjet e tjera, Australia fiton 2-1 me Zelandën e re. Të premten do të luhen Suedi-Australi dhe Zelandë e Re-SHBA. Japonia ka barazuar 1-1 me Kanadanë, britania e Madhe fiton 2-0 me kilin.

Të premten Japonia do të përballet me britaninë e Madhe, ndërsa Kandaja me Kilin. Rezultat fantastik ka arritur Holanda, e cila në ndeshjen e parë ka mundur 10-3 Zambian, ndërsa Brazili ka mundur 5-0 Kinën. Skuadra afrikane do të përballet të shtunën me Kinën, ndërsa Holanda luan kundër Brazilit.