RTSH Sport Live

Futbolli mori “dritën jeshile” për të rifilluar, tashmë nis plani për rikthimin e tifozëve

  • 30/05/2020
  • |
  • Të tjera
Futbolli mori “dritën jeshile” për të rifilluar, tashmë nis plani për rikthimin e tifozëve

Në pjesën më të madhe të Europës futbolli ka ndërmarrë hapa konkrete për rifillimin pas ndërprerjes nga koronavirusi. Kampionatet kanë përcaktuar datat kur ekipet do të zbresin në fushë, ndërkohë që tashmë pas këtij momenti do të mendohet edhe për rikthimin e tifozëve në stadium.

Shifrat në Itali që ishte dhe një nga vendet më të goditura kanë nisur të përmirësohen dhe në këtë formë tifozët do të duan të mbushin sërish impiantet. Megjithatë, nuk do të jetë njësoj si më parë. Është propozuar ideja që dy stola të jenë bosh dhe më pas një i zënë. Kështu, do të respektohej distanca fizike, ndërkohë që presidenti i Leçes kërkon që të paktën për momentin në stadium të rikthehen vetëm të abonuarit.

Dhe, ata më pas ta bëjnë me rradhë ardhjen në stadium për të respektuar masat. Mbetet për t’u parë pasi priten të tjera ide, por duket se gjërat po lëvizin edhe në këtë aspekt duke qenë se tifozët krijojnë atmosferë  dhe gjithashtu sjellin të ardhura për klubet.