RTSH Sport Live

Futbolli në zi, është ndarë nga jeta Sinisha Mihajlovic

  • 16/12/2022
  • |
  • Të tjera
Futbolli në zi, është ndarë nga jeta Sinisha Mihajlovic
Ish-futbollisti dhe trajneri ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga leucemia

Bota e futbollit në zi: është ndarë nga jeta Sinisha Mihajlovic. Ish-futbollisti dhe trajneri vdiq në moshën 53-vjeçare nga leucemia. Sëmundja u diagnostikua në 13 korrik 2019, u mposht dhe më pas u rikthye në mars 2022. Tre vjet trajtim, një transplant i palcës kockore dhe rikthimi në stolin e Bolonjës përpara se të shkarkohej në shtator pas një fillimi të vështirë të kampionatit.

Serbi, i cili luajti për Romën, Sampdoria, Lazio dhe Inter, ka lënë pas gruan e tij Arianna, vajzat Virginia dhe Viktorija dhe djemtë Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolas.