RTSH Sport Live

Futbolli në zi, ndahet nga jeta Arben Laze

  • 06/01/2022
  • |
  • Të tjera
Futbolli në zi, ndahet nga jeta Arben Laze
Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare presidenti që e shpalli Elbasanin kampion

Futbolli shqiptar në zi, është ndarë nga jeta Arben Laze, presidenti që arriti të rikthejë Elbasanin te titulli kampion pas shumë vitesh. Laze kishte pësuar një atak kardiak para pak ditësh, ndërsa gjendja e tij ka qënë e rënduar. Sot ka mbërritur lajmi i hidhur, presidenti kampion nuk ia ka dalë mbanë.

Nën drejtimin e Lazes, Elbasani arriti të rikthehet në nivelet më të larta në futbollin shqiptar, ndërsa në sezonin 2005/2006 arriti të kurorëzohet me titullin kampion.