RTSH Sport Live

Futbolli shqiptar, një fundjavë e gjitha për t'u shijuar në RTSH

  • 31/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Futbolli shqiptar, një fundjavë e gjitha për t'u shijuar në RTSH
Dita e shtunë nis me takimin Lushnja-Burreli, mbyllet me takimin Laçi-Egnatia

Futbolli shqiptar do të ofrojë këtë vit një kalendar plot me evente dhe ndeshje të rëndësishme, të gjitha për t’u shijuar nga sportdashësit shqiptarë vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Emocionet e futbollit kanë nisur që në javën e parë të Kategorisë Superiore, veprimtari që çdo javë përcillet në ekranin e të gjithë shqiptarëve. Ashtu si në dy fundjavat e kaluara, edhe kjo javë do të mbajë të mbërthyer të gjithë teleshikuesit. Duke filluar nga dita e shtunë, RTSH do të nisë transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë.

Takimi i parë do të jetë Lushnja-Burreli, përballje që do të nisë në orën 15:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”. Ekipi lagunar, drejtuar nga Klodian Duro do të kërkojë ta nisë mbarë kampionatin, për të pretenduar kategorinë Superiore.

E diela do të jetë e gjitha për t’u shijuar sepse në orën 15:00 do të luhet takimi Laçi-Egnatia. Dy skuadrat vijnë pas humbjeve me dy skuadrat e kryeqytetit dhe natyisht një përballje ku nuk ka favoritë,  e ku 90 minutat do të shijohen në ekranin e të gjithë shqiptarëve.