RTSH Sport Live

Fyerje raciste ndaj Vinicius, Reali bën denoncimin

  • 22/05/2023
  • |
  • Spanjë
Fyerje raciste ndaj Vinicius, Reali bën denoncimin
Blancos kanë dënuar ashpër ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes së ligës kundër Valencias në Mestalla

Real Madridi ka njoftuar se ka depozituar një ankesë në prokurorinë spanjolle pas abuzimit racist të pësuar nga sulmuesi i tyre brazilian Vinicius në Valencia të dielën. “Real Madrid dënon ngjarjet e ndodhura dje në dëm të lojtarit tonë Vinicius Junior dhe i kundërshton me forcë”, shkruan klubi merengue, i cili ka vendosur të bëjë një ankesë në mënyrë që të “hapet një hetim” për këto fyerje që përbëjnë ligjërisht , sipas klubit, një "krim urrejtje".

Dhe në këtë rast, presidenti i federatës spanjolle (RFEF), Luis Rubiales, pranoi se futbolli kishte “një problem”, “racizmin” në vendin e tij, pas ofendimeve të reja të pësuar në Valencia nga sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius. “Sa i përket futbollit, para së gjithash, ne duhet të pranojmë se kemi një problem sjelljeje, edukimi dhe racizmi në vendin tonë", tha Rubiales gjatë një konference për shtyp të mbajtur në selinë e federatës pranë Madridit.