RTSH Sport Live

Galatasaray kërkon Muriqin, gati oferta

  • 13/06/2022
  • |
  • Kosova
Galatasaray kërkon Muriqin, gati oferta
Skuadra turke është e gatshme të ofrojë deri në 16 milionë euro

Huazimi te Mallorca i ka bërë mirë Vedat Muriqit, sulmuesit kosovar që tek Lacio nuk e ka justifikuar investimin e bërë nga Igli Tare. Klubi spanjoll, pas 5 golave ​​dhe 3 asistimeve në 15 paraqitje në La Liga, do të dëshironte ta blinte atë, por sipas portalit turk Aspor do të duhet të luftojë me Galatasarayn, i cili do të ishte i gatshëm të shpenzonte deri në 16 milionë euro për ta rikthyer në Turqi.

Nga ana tjetër edhe sulmuesi do të ishte mëse i gatshëm që të rikthehej në Turqi, aty ku ndihet më mirë se në çdo vend, pasi aty e ka treguar më të mirën e tij në fushën e lojës. Lacio nga ana e saj dëshiron të fitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit, Mallorca nuk ka ndërmend të konkurojë në nivele të tilla, me shuma të tilla.