RTSH Sport Live

Gana, drama e André Ayew: Kam humbur djalin tim para Portugalisë

  • 04/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Gana, drama e André Ayew: Kam humbur djalin tim para Portugalisë
Sulmuesi ganez në Instagram: "Vajza ime u dërgua me urgjencë në spital pas Uruguajit"

Ishte një Botëror i komplikuar për André Ayew, i cili pas eliminimit të Ganës, rrëfeu se kishte pësuar një humbje të tmerrshme dhe i ishte afruar një tjetre. "Personalisht, këto kanë qenë momente shumë të vështira për mua ditët e fundit. Kam humbur djalin tim në mëngjes para ndeshjes me Portugalinë, dhe vajza ime është dërguar me urgjencë në spital pas Uruguajit", ka shkruar numri 10 ganez në Instagram - .Faleminderit të Plotfuqishëm Allah, ajo është duke u përmirësuar. Këto kohë të vështira do të më frymëzojnë që të kthehem më i fortë dhe më i mirë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve për lutjet dhe mbështetjen me gjithë zemër. Pusho në paqe Adam”.

Tragjedi në fjalët e Ayew dhe në jetën e tij, një nga dy djemtë e legjendarit Abedì Pelé (kampion i Evropës me Marsejën dhe duke kaluar nëpër Itali me Torinon, në mesin e viteve '90, tri herë fitues i Topit të Artë Afrikan dhe i konsideruar si ganez më i fortë ndonjëherë), i cili doli në fushë pavarësisht asaj që i ndodhi. Ndaj Luzitanëve ndër të tjera shënoi edhe Ayew duke fiksuar golin momental të 1-1 (më pas ndeshja përfundoi 3-2 për Ronaldon dhe shokët e tij).

Një demonstrim i madh profesionalizmi dhe personaliteti u përsërit edhe kundër Uruguajit. Numri 10, në 0-0, kishte penalltinë që do ta kishte afruar Ganën drejt kualifikimit, por që do të rrezikonte një tjetër dramë në familje. E bija, në fakt, shfaqi problem në tribunë. Në interval, Ayew u zëvendësua për të arritur në spitalin ku ishte transportuar vogëlushja, megjithatë ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore pas të fikëtit të shkaktuar nga emocioni.