RTSH Sport Live

Garë e çmendur, nga njëra ndërprerje në tjetrën

  • 05/12/2021
  • |
  • Formula 1
Garë e çmendur, nga njëra ndërprerje në tjetrën
Në fillim Mick Schumacher, më pas Perez, Mazepin e Russell shkaktojnë përplasje

Çmimi i Madh i Arabisë Saudite duket se nuk do të mbarojë kurrë. Në Jeddah ndodh gjithçka: parakalime, përplasje dhe ndërprerje të garës. Në xhiron e 9-të ndodhi aksidenti i parë, me Mick Schumacher, që shkatërron makinën e tij me barrierat mbrojtëse. U desh kohë që të bëhet gati fillimi i garës, që solli dhe ndryshimin në renditje të pilotëve, me Verstapen që i mer vendin Hemilton, por një tjetër përplasje, Perez, Mazepin e Russell shkakton ndërprerjen e dytë. Një tjetër nisje ku në vendet e para janë vendosur: Ocon, Hamilton, Verstappen, Ricciardo, Bottas.

Verstappen përpara Hamilton, pastaj Ocon, Ricciardo, Bottas, Gasly, Giovinazzi, Vettel, Tsunoda dhe Leclerc. 

"Më mungon fuqia", thotë Verstappen në radio. 

“Ishte vetëm bateria e shkarkuar”, e qetësojnë nga bokset

Aksident për Tsunoda, largohet me makinë të dëmtuar.Makina virtual e sigurisë

25/50 FERRARI? - Sainz i teti, Leclerc i nënti, garë me dy fytyra për të kuqtë. Spanjolli rikuperoi shtatë pozicione, Monegasku humbi pesë

26/50 Hamilton, xhiro më e shpejtë në 1’31” 502,  është një sekondë prapa Verstappen

Pesë sekonda penallti për Tsunoda pas kontaktit me Vettel

29/50 Verstappen komandon Hamilton, pastaj Ocon, Ricciardo, Bottas, Gasly, Giovinazzi, Sainz, Leclerc dhe Stroll.

30/50 Makina virtuale e sigurisë për të rikuperuar shumë mbeturina në pistë. “Pista është në gjendjen më të keqe”, ankohet Fernando Alonso

33/50 Pastrohet pista, fillon sërish me Verstappen përballë Hamiltonit

35/50  Xhiro e shpejtë për Hamilton, 1’31 “411, është 1” 5 prapa liderit Verstappen

Lewis shumë pranë Verstappen, tentim për parakalim dhe kontakt mes të dyve, Max ende lider

KAOS TOTALI- Kontakt Verstappen-Hamilton në kthesën 1, Max qëndron përpara, pastaj nga bokset e urdhërojnë t'i japë pozicionin britanikut. Ka një ngadalësim, Hamilton godet Verstappen dhe përplasja është e jashtëzakonshme. Tani Verstappen është duke ecur me 2" ndaj Lewis, por po përpiqet të kuptojë nëse ka dëmtime.

45/50 PENALLTI- Max Verstappen penalizohet me 5”. Hamilton në komandë përpara Verstappen

47/50 Hamilton para Verstapen, e më pas… Ocon, Bottas, Ricciardo, Gasly, Sainz, Leclerc, Giovinazzi, Norris

Lewis Hamilton fiton GP-në e Arabisë pas një dueli total me Max Verstappen, Alpin e Esteban Ocon në podium.