RTSH Sport Live

Gasly tek AlphaTauri edhe për 2023

  • 24/06/2022
  • |
  • Formula 1
Gasly tek AlphaTauri edhe për 2023
Lajmi u konfirmua nga drejtori i ekipit Franz Tost. Piloti: "Krenar për përparimin e bërë"

Pierre Gasly do të garojë në Formula 1 me ekipin AlphaTauri edhe për vitin 2023. Statusi zyrtar, pas konfirmimit të drejtorit të ekipit Franz Tost në fundjavë në Kanada, i jep më shumë siguri francezit, i cili komenton: “Kam qenë në ekipi për pesë vjet dhe jam krenar për udhëtimin dhe përparimin që kemi bërë. Jam i lumtur që qëndroj me AlphaTauri. Rregulloret e reja këtë vit na kanë krijuar sfida të reja dhe për të qenë në gjendje të planifikojmë zhvillimet e ekipi për 18 muajt e ardhshëm është një gjë e mire, baza e punës për të ardhmen”.

Pierre Gasly deri më tani ka grumbulluar 16 pikë në kampionat, me vendin më të mirë në Azerbajxhani (i pesti), ndërsa i vetmi Grand Prix që ka fituar deri tani mbetet ai i Monzas në 2020, me tre podiume për të pasuruar numrin e tij në cirkuite. "Ne jemi vërtet të lumtur - tha drejtori i ekipit Tost - për të konfirmuar Gasly për vitin 2023. Ai është padyshim një nga pilotët më të mirë dhe më konkurrues në F1 dhe ka treguar aftësitë e tij. Ai mund të luajë një rol kyç në suksesin e ekipit vitin e ardhshëm. Do të jetë detyra jonë t'i sigurojmë atij një makinë konkurruese, në mënyrë që ai të vazhdojë të arrijë rezultate të shkëlqyera”.