RTSH Sport Live

Gati për Bahrein: super Red Bull me Verstappen, Ferrari… për tu rishikuar, Mercedes flop

  • 12/03/2021
  • |
  • Formula 1
Gati për Bahrein: super Red Bull me Verstappen, Ferrari… për tu rishikuar, Mercedes flop
Sezoni i Formula 1 filloi me pilotin holandez të Red Bull në krye të renditjes: Ferrari dhe Mercedes duhet ta ndjekin.

Dita e parë e testimit përfundoi në Sakhir, e karakterizuar nga një stuhi rëre. Verstappen vendosi kohën më të mirë (1.30.674), përpara Lando Norris me McLaren - 215 të mijtat prapa dhe Esteban Ocon në Alpine (+0.472). I katërti, Lance Stroll me Aston Martin përpara Carlos Sainz me Ferrari SF21 (+1.245). Leëis Hamilton nuk shkon përtej kohës së vendit të dhjetë (+2.238), përpara pilotit tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc (+2.568), i detyruar të parkojë në anë të pistës në fund të mëngjesit, për shkak të një problemi në makinë.

Me fenerët e fikur në stuhi rëre: për kampionët e botës(Mercedes), semafori i parë i sezonit është i kuq. Ferrari, nga ana tjetër, aktualisht është mjaft i padeshifrueshëm: në seancën e pasdites (dhe në mbrëmje) Carlos Sainz Jr realizoi performancën e pestë të ditës (përfshirë një rrotullim të padëmshëm) por shoferi tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc - i ngarkuar me SF21 të Maranello - mbeti jashtë dhjetëshes së parët dhe gjithashtu përfundoi turnin e tij më përpara se sa pritej, duke u paralajmëruar nga radio që të tërhiqej për shkak të një alarmi që u shfaq në monitorët e komandës së ekipit.

Duke përfituar nga problemet e Mercedes (Hamilton u përpoq të respektonte limitet) dhe fillimin e ngadaltë të Ferrarit, ishte Red Bull i Max Verstappen që venbdosi diktatin, duke bërë ndonjë tolerim në momente të caktuara për Daniel Ricciardo, por duke u rikthyer përsëri në komandë. Me pak fjalë, Max dhe Red Bull rifillojnë bisedën atje ku e kishin lënë. Pas Max, koha e dytë më e mirë I takon Lando Norris(McLaren).

Final-classification_20210312_160141_L0.jpg