RTSH Sport Live

Gega nga spitali: Jam mirë! Ju falenderoj…

  • 26/11/2020
  • |
  • Abissnet Superiore
Gega nga spitali: Jam mirë! Ju falenderoj…
Trajneri i Kukësit pranon se gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt pëmirësimit

Skënder Gega duket se po bëhet më mirë dhe shumë shpejt pret të dalë nga spitali ku po kurohet në Turqi. Trajneri i Kukësit është nisur para dy ditësh drejt Turqisë për një trajtim më të specializuar, sepse është prekur nga Virusi Covid 19. Gega ka postuar një falenderim në numrin e tij për të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij, duke dhënë edhe lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore.

Postimi i Gegës:

Nuk gjej fjalë se sa shumë dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën. Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respect dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë!