RTSH Sport Live

Georgina thyen heshtjen, e vërteta për krizën me Ronaldon

  • 27/04/2023
  • |
  • Gosip
Georgina thyen heshtjen, e vërteta për krizën me Ronaldon
Sipas thashethemeve, historia e dashurisë mes Rodriguez dhe kampionit portugez po kalon një moment të komplikuar.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë ende bashkë. Prej ditësh flitet për një krizë mes të dyve por 29-vjeçarja ka mohuar gjithçka në rrjetet sociale. Në një prej postimeve të saj në Instagram, Georgina citoi: "Ziliqari shpik thashethemet, thashethemxhiu i përhapin, idioti e beson". Një referencë e qartë për thashethemet e fundit për jetën e tij private, një mohim më evident se kurrë. Ndër të tjera, CR7 dhe partnerja e tij sapo janë kthyer nga pushimet së bashku me pesë fëmijët e tyre.

"Cristiano nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e mbyllur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse futbollistit po e sheh këtë histori jo shumë argëtuese. Gjithçka që ajo bën është të shpenzojë, shpenzojë dhe shpenzojë. Dhe, më e keqja nga të gjitha, të gjithë mendojnë se ajo është në standardet e Ronaldos. Dhe atij nuk i pëlqen kjo”, tha një burim së fundmi për programin televiziv Noite das Estrelas