Gerard Pique i çmendur pas makinave! Mbrojtësi i Barcelonës është një adhurues i vërtetë i katër rrotakëve dhe ka një koleksion shumë të çmuar. Koleksioni që përfshin kryesisht një Aston Martin DB9GT, një nga të preferuarit e lojtarëve. Disa herë ai është kapur nga paparacët duke drejtuar këtë model, i aftë për të përshpejtuar nga 0 në 100 kilometra në orë në 4.5 sekonda. Sportisti zotëron dhe një Maserati Grancabrio. Është një nga makinat sportive më të fuqishme, e aftë të kalojë 300 km / orë.
Koleksioni i Piqué-s përmban edhe një Porsche Panamera Turbo S: 34-vjeçari shpesh është ngjitur në këtë automjet me partneren e tij Shakira. Të dy janë fotografuar për herë të parë nga paparacët dymbëdhjetë vjet më parë, pikërisht brenda kësaj makine.
Kur duhet të shkojë në stërvitje, Gerard shfaqet me Mercedesin e tij AMG S63 ose me BMË Serinë 6. Së fundi, mos harroni makinën që lojtari i dhuroi Shakirës, e cila u transferua në Spanjë për dashuri. Këngëtarja, së bashku me fëmijët e saj Milan dhe Sasha, lëviz shpeshherë me një Mercedes Skl.