RTSH Sport Live

Giggs në telashe, arrestohet për dhunë në familje

  • 03/11/2020
  • |
  • Gosip
Giggs në telashe, arrestohet për dhunë në familje

Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs është në telashe. Sipas tabloidit britanik The Sun, trajneri aktual i Uellsit u arrestua me akuzën e dhunës në familje ndaj të dashurës së tij Kate Greville. Giggs, pas marrjes në pyetje në Distriktin e Policisë Pendleton, në veriperëndim të Mançesterit, u la më vonë i lirë me kusht, pasditen e së hënës.

Gjithçka filloi të dielën 1 nëntor kur një grua iu drejtua policisë pasi pësoi dhunë në familje. Nga raporti i hartuar nga agjentët është e qartë se, në trupin e Kate, kishte disa të nxira, megjithatë trajtimi mjekësor nuk ishte i nevojshëm. Giggs u nda nga gruaja e tij disa vjet më parë pasi kishte një lidhje të gjatë me kunatën e tij. Në gusht 2018 ai zyrtarizoi marrëdhënien me Greville. Ndërkohë, konferenca për shtyp e planifikuar për sot në të cilën ai duhet të kishte njoftuar skuadrat për ndeshjet e ardhshme kundër SHBA, Irlandës dhe Finlandës është anuluar.