RTSH Sport Live

Gilman Lika: Vllaznia e Teuta, dy skuadrat më të mira

  • 27/09/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Gilman Lika: Vllaznia e Teuta, dy skuadrat më të mira
Klajdi Kola, në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Ish-futbollisti i njohur, Gilman Lika nuk ka dyshime, Vllaznia dhe Teuta janë dy skuadrat më të mira për momentin në Superiore. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të kuptojë përse skuadra shkodrane nuk arriti të marrë maksimumin në dy ndeshjet e fundit.

I pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Lika ka deklaruar: “Dy ndeshjet e fundit, Vllaznia kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen. Me Partizanin nuk e kuptova përse u mbrojt shumë mbrapa. Nuk e di përse la kaq shumë terren”.

Ndërkohë në Shkodër ka dhe një polemikë të lindur, një deklaratë e ish-mbrojtësit të njohur shkodran, ose më saktë një kritikë e tij për mbrojtjen kuqeblu, në veçanti për Adilin. Lika e ka një përgjigje:  “Kritika do të ketë gjithmonë, por vlejn atëherë kur bëhen nga njerëz të sportit. Unë kam folur me Adilin dhe më ka thënë se jam krenar që më ka përmendur emrin një si Zmijani”.

Më tej, ish-futbollisti I njohur shkodran ka vlerësuar sulmin e kuqebluve: “Vllaznia këtë sezon, pjesën e sulmit e ka më të mirë, e kanë justifikuar veten. Mendoj se janë duke bërë diferencën. Dua të them se  Vllaznia dhe Teuta për momentin janë më të mirat e Superiores”.