RTSH Sport Live

Gjeorgji-Spanjë, me 15 mijë spektatorë

  • 23/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Gjeorgji-Spanjë, me 15 mijë spektatorë
Ekipi vendas ka marrë dritën jeshile nga qeveria dhe do të hapë pjesërisht stadiumin

Gjeorgji-Spanjë, sfida e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022, do të shohë praninë e tifozëve në tribuna. Ekipi vendas, në fakt ka marrë dritën jeshile nga qeveria dhe do të jetë në gjendje të hapë pjesërisht stadiumin të dielën, 28 ​​Mars. Në tribunat e 'Boris Paichadze' të Tbilisi duhet të jenë rreth 15 mijë tifozë për të ndjekur ndeshjen. Objekti mund të mbajë deri në një maksimum prej 55,000 spektatorësh.

Përfaqësuesja e Gjeorgjisë, që nga 15 shkurti i këtij viti, drejtohet nga Willy Sagnol.  Detyra e tij është që të kthejë skuadrën në rrugën e duhur, pas asaj që përjetoi në kualifikueset e Euro 2020. Gjeorgjia e nis fushatën këtë të enjte me një udhëtim në Suedi, para se të luajë me Spanjën tri ditë më vonë dhe më pas të udhëtojë për në Greqi më 31 mars.