RTSH Sport Live

Gjermania, Flick: Japonia ishte më konkrete, bëmë shumë gabime

  • 23/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Gjermania, Flick: Japonia ishte më konkrete, bëmë shumë gabime
Trajneri i Gjermanisë, Hans-Dieter Flick ka komentuar humbjen 1-2 me Japoninë

Nisje makth e Kupës së Botës për Gjermaninë, e mundur 2-1 nga Japonia. "Një ndeshje brutalisht zhgënjyese - tha trajneri Hans-Dieter Flick - Ne kishim shumë posedim të topit dhe kaluam me meritë përpara, pastaj patëm shumë raste që nuk i shfrytëzuam. Japonia na mundi qartë për sa i përket konkretitetit dhe kjo është arsyeja pse shënuan një gol më shumë se ne. Disa gabime individuale nuk duhet të ndodhin më, duhet të ndalemi. Ne duhet t'i bëjmë disa gjëra më mirë dhe sigurisht që do t'i analizojmë. Megjithatë, ne kemi cilësitë për të mundur Spanjën”.

"Është një rezultat i jashtëzakonshëm, ne i treguam botës vlerën tonë. Dhe kjo nuk ndalet këtu. Është një hap i madh përpara për tifozët dhe për lëvizjen tone”. Kështu është shprehur Yuto Nagatomo pas fitores së Japonisë ndaj Gjermanisë: “Dhjetë vjet më parë nuk do të kishim fituar një ndeshje të tillë, por në këtë periudhë skuadrat aziatike janë rritur shumë si nga pikëpamja taktike ashtu edhe nga ajo fizike”.