RTSH Sport Live

Gjermania, Lëv: Nuk mund të fajësoj lojtarët

  • 16/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Gjermania, Lëv: Nuk mund të fajësoj lojtarët
“Ne nuk mund ta fajësojmë Hummels për humbjen, ai ishte i pafat në atë devijim”

“Ishte një lojë jashtëzakonisht e fortë, ne i dhamë të gjitha, deri në fund, por një autogol vendosi gjithçka. Unë nuk mund të fajësoj lojtarët e mi, sepse ata kanë luftuar dhe fituar kaq shumë duele. Në 30 metrat e fundit mund të kishim bërë pak më shumë. Ne nuk mund ta fajësojmë Hummels për humbjen - ai ishte i pafat në atë devijim. Ne mund të ishim mbrojtur më mirë në fillim të aksionit, por ishte e vështirë për Mats ta lironte atë top”.

Kështu ka deklaruar Joachim Loew, trajneri i Gjermanisë, pas disfatës në shtëpi kundër Francës në debutimin e Kampionatit Europian: "Kemi kërkuar të luanim nga krahët dhe të fitonim duelet, ky ishte plani ynë i lojës: Kimmich dhe Gosens bënë një punë të madhe në fazën sulmuese. Ne do të duhet të ripunojmë disa gjëra nesër. Ok, kemi humbur; ok, ne jemi të zhgënjyer, por duhet të shohim përpara, ka dy ndeshje për të luajtur deri në fund të grupit", përfundon Loew.