RTSH Sport Live

Gjimshiti gjen rrugën e rrjetës, Manaj luan si zëvendësues

  • 08/05/2022
  • |
  • Itali
Gjimshiti gjen rrugën e rrjetës, Manaj luan si zëvendësues
Mbrojtësi kuqezi luajti 90 minuta dhe shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, Manaj u aktivizua në minutën e 56-të në vend të Bastonit

Berat Gjimshiti ka arritur të fitojë duelin me Rei Manajn në ndeshjen e javës së 36-të të Serisë A, atë mes Spezias dhe Atalantës të fituar nga të vesuarit e trajnerit Gasperini me rezultatin 3-1. Mbrojtësi kuqezi, si gjithmonë që nga minuta e parë në fushën e lojës, arriti t’i japë avantazhin formacionit të Gasperinit me një gjuajtje me kokë në minutën e 73-të. Ndërkohë më parë kishin shënuar Muriel 16’ për Atalantën dhe Green 30’ për Spezian. Pasaliç mbylli llogaritë në minutën e 87-të.

Spezia u paraqit në këtë sfidë me një sulm dinamik(3-4-3) me Verde-Gyasi-Agudelo, por që nuk kishte vend për sulmuesin kuqezi, Rei Manaj, i cili u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Bastonit, minuta e 56-të. Ndërsa Atalanta mendon për Europa League, skuadra e Manajt ka pësuar humbjen e katërt radhazi, mbijetesa vazhdon të mbetet në diskutim.