RTSH Sport Live

Gjimshiti për Republikën Çeke: Kundërshtar i forte, japim maksimumin

  • 07/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Gjimshiti për Republikën Çeke: Kundërshtar i forte, japim maksimumin
Mbrojtësi i kuqezinjve analizon miqësoren e radhës: Do japim maksimumin për të fituar ndeshjen

Berat Gjimshiti, një nga pikat më të forta të përfaqësueses kuqezi, ka dalë në konferencë për shtyp bashkë me trajnerin Reja, për të analizuar miqësoren e nesërme me përfaqësuesen e Republikës Çeke.

Çekia? –Jam dakord për paraqitjen pozitive ndaj Uellsit. Ka sigurisht gjëra që mund të përmirësohen. Skuadra çeke është një skuadër me të njëjtin nivel fizik dhe besoj që në sulm janë disa lojtarë me cilësi, të cilët disa i njohim dhe luajnë në Europë. Do japim maksimumin tonë për t’ia dalë për të fituar ndeshjen.

Mbrojtja jonë dhe sulmi çek? – Vendos trajneri se kush do luajë në treshen e mbrojtjes por ai që do luajë do të jetë 100% në formë dhe do japë maksimumin e tij. Çekia ka cilësi në sulm që duhet të japim maksimumin dhe besoj do ia arrijmë nëse do jemi të përqëndruar.

Si të përmirësojmë sulmin? – Në stërvitje e merr vetëbesimin çdo lojtar. Pastaj futbolli nuk është i njëjtë, si luaj tek Atalanta, si këtu, sepse çdo lojtar ka stilin e tij të lojës, por besoj që çdo lojtar ka edhe mundësinë për të dhënë më shumë, sidomos në fazën offensive, që fillon te mbrojtësi, që jep topin e parë dhe përfundon te sulmuesi. Nuk është vetëm sulmuesi,

Ndeshje me grintë si me Uellsin? – Besoj që po, besoj që grinta na jep neve sigurinë në fushë. Besoj është edhe në venat tona si shqiptarë, që të japim maksimumin në fushë.