RTSH Sport Live

Gjimshiti: Po të kishim shënuar…

  • 28/03/2021
  • |
  • Kombëtarja
Gjimshiti: Po të kishim shënuar…
Mbrojtësi i Kombëtares ka analizuar humbjen me Anglinë, 0-2

Berat Gjimshiti e ka të qartë, mjafton një gabim dhe Anglia të ndëshkon. Pikërisht kështu ndodhi në momentin e golit të dytë: një pasim i gabuar i mbrojtësit të Atalantës i dha mundësinë Mount të dyfishonte rezultatin.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, kishim një mundësi në pjesën e parë me Uzunin. Po të kishim shënuar, atëherë gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Në ndeshje të tilla duhet më shumë vetbesim, për të krijuar më shumë raste”.

“Gabova me atë pasim në momentin e shënimit të goli të dytë. Çdo gabim e paguan me futbollistë të këtij niveli. Nuk është hera e parë që përballem me futbollistë të tillë. Anglia tregoi një nivel shumë të lartë”.